Këta janë policët e suspenduar në Gjakovë

Pas rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës për suspendim në rastin e dyshuar për keqpërdorim të autoritetit zyrtar, Sinjali mëson emrat e zyrtarëve policorë të suspenduar në Gjakovë.
Bëhet fjalë për: Albert Kosturi, Gent Nura, Trimor Kepuska, Edion Bajraktari, Artan Maksuti, Argjend Hasani.
Suspendimi i tyre erdhi pas hetimeve lidhur me dyshimet për tejkalim të autorizimeve dhe raportim të pasaktë në një rast që tashmë po trajtohet në koordinim me Prokurorinë.
Hetimet janë në vazhdim dhe nuk përjashtohen masa të tjera ligjore ndaj të përfshirëve.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



