Rahovec: Një furrë e bukës përfshihet nga zjarri

Një incident i zjarrit ka ndodhur sonte në një furrë të bukës në Rahovec, konkretisht në rrugën “Selajdin Mullabazi”, rreth orës 22:05.

Lajmin e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë rajonale në Gjakovë.

Elezaj tha se njësia e zjarrfikësve ka reaguar menjëherë dhe ka arritur ta lokalizojë zjarrin.

“Përveç disa druve që janë djegur brenda objektit, dëme të tjera nuk janë raportuar”, deklaroi Elezaj.

Artikuj të tjerë

Back to top button