Falsifikim i rezultatit zgjedhor, arrestohen e më pas lirohen 15 persona në Novobërdë

Policia ka arrestuar në Novobërdë 15 persona të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit.

Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se arrestimi i tyre ndodhi të mërkurën.

“Novobërdë 29.12.2025-07:00. Me 25.02.2026 janë arrestuar 15 (pesëmbëdhjetë) të dyshuar, nën dyshimin se të njëjtit me datën e cekur kanë falsifikuar rezultatet e votimit. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.

Artikuj të tjerë

Lexo edhe për
Close
Back to top button