Përleshje fizike te “Bregu i Diellit”, mbetet i lënduar një person – Policia jep detaje

Në kryeqytet ishte bllokuar nga Policia. Arsyeja e këtij bllokimi po del të jetë një përleshje fizike, si pasojë e së cilës një person ka mbetur i lënduar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Enis Pllana, i cili njoftoi se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana

Artikuj të tjerë

Back to top button