Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu: Nuk do t’i lejojmë të kenë armë bërthamore

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka reaguar pas nisjes së sulmeve ndaj Iranit, sëbashku me SHBA, duke theksuar se nuk do të lejojë që Teherani të ketë armë bërthamore.

“Për 47 vjet, regjimi i Ajatollahëve ka bërtitur ‘Vdekje Izraelit’, ‘Vdekje Amerikës’. Ai ka derdhur gjakun tonë, ka vrarë shumë amerikanë dhe ka masakruar njerëzit e tij. Ky regjim terrorist vrasës nuk duhet të lejohet të armatoset me armë bërthamore që ne do ta lejojmë atë të kërcënojë të gjithë njerëzimin. Veprimi ynë i përbashkët do të krijojë kushtet që populli i guximshëm iranian të marrë fatin e tij në duart e tyre”, tha ai.

Netanyahu i bëri thirrje qytetarëve të izraelit që të tregohen të kujdesshëm dhe të durueshëm gjatë sulmeve hakmarrëse të Iranit.

“Ju bëj thirrje, qytetarë të Izraelit, të ndiqni udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Në ditët në vijim, gjatë Operacionit Roaring Lion, të gjithëve do të na kërkohet të tregojmë durim dhe forcë të brendshme. Së bashku do të qëndrojmë, së bashku do të luftojmë dhe së bashku do të sigurojmë përjetësinë e Izraelit”, tha ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button