QKMF Obiliq përforcohet me pajisje të reja mjekësore falë donacionit nga KOSOVAMED

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Obiliq ka pranuar një donacion të rëndësishëm me pajisje mjekësore nga kompania KOSOVAMED HEALTHCARE SH.P.K., duke forcuar kapacitetet për ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët, shkruan TandemPress.

Donacioni përfshin:

  • 2 koncentratorë oksigjeni
  • 3 inhalatorë
  • 2 çanta emergjente
  • Pajisje diagnostike: 2 pulsoksimetra, 2 glukometra, 2 stetoskopë dhe 2 aparate për matjen e tensionit

Drejtoria e QKMF-së theksoi rëndësinë e këtij kontributi për shërbimet shëndetësore lokale.

“Ky donacion është një mbështetje e çmuar për institucionin tonë dhe ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së shërbimeve që u ofrojmë pacientëve tanë,” thuhet në reagimin zyrtar të QKMF Obiliq./TandemPress/

Postimi plotë:

Falënderim për donacion 🏥

Falënderojmë kompaninë KOSOVAMED HEALTHCARE SH.P.K. për donacionin e pajisjeve mjekësore në QKMF Obiliq:

Koncentratorë oksigjeni (2)
Inhalatorë (3)
Çanta emergjente (2)

Pajisje diagnostike: Pulsoksimetër, Glukometër, Stetoskop dhe Aparat tensioni (nga 2 copë).

Këto mjete rrisin cilësinë e shërbimit tonë. 🤝

Artikuj të tjerë

Back to top button