
Në kazermën “Adem Jashari” është ndezur flakadani në nderim të familjes Jashari.
Siç bën të ditur FSK-ja me anë të një njoftimi në Facebook, kësisoj është shënuar edhe përmbyllja e aktiviteteve në përvjetorin e 28-të të Epopesë së UÇK-së.
“Forca e Sigurisë së Kosovës shënuar përmbylljen e aktiviteteve për 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me ceremoninë tradicionale të “natës së zjarreve” në kazermën “Adem Jashari”, thuhet në njoftim.
Paraprakisht, në Prekaz u mbajt “ Nata e Zjarreve” ku u ndezën flakadanët.



