
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:30 në rrugën nacionale në Sllatinë
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësia e trafikut dhe njësi të tjera policore.
Krasniqi ka njoftuar se si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 06:30, në Sllatinë, rruga nacionale, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet-vetaksident. Një person ka pësuar lëndime trupore. Njësia e trafikut dhe njësi tjera policore janë angazhuar në rast”, ka thënë Krasniqi.



