U aktivizua edhe Prokuroria: KEDS nis ndërrimin e njehsorëve pas raportimit të Nacionales

Ehat Miftaraj ka bërë me dije se në objektin ku ai banon, ekipe të KEDS-it kanë nisur sot me ndërrimin e njehsorve që masin energjinë elektrike.
Në një shkrim në rrjetin social Facebook, Miftaraj ka thënë se sipas ekipit, njehsorët janë vendosur në vitin 2010 dhe duhet të ndryshohen çdo 10 vite.
Madje, sipas tyre, në muajin e fundit njehsori i secilës banesë nuk i ka regjistruar në mënyrë të drejtë kilovatët e shpenzuar, çka ka bërë që rryma të jetë më e shtrenjtë.
“Sipas ekipes njehesoret jane vendos ne vitin 2010 dhe duhet te ndrrohen çdo 10 vite. Sipas tyre ne muajin e fundit njehesori i seciles banese nuk i ka regjistruar ne menyre te drejte kilovatet e shpenzuar çka ka ndikuar qe rryma te vie pothuajse dyfish apo tre fish me shtrenjte.
Ndrrimi i njehesoreve eshte bere pa njoftim paraprak te banoreve dhe pas asnje informacion se pse po ndrrohen. Sikur mos te isha sot ne banese dhe mos te bisedoja me ekipet qe po ndrrojne njehesoret sigurisht se nuk do e dija ndoshta fare se jane ndrruar.
KEDS eshte shtet ne vete. ZRRE, qeveria dhe Kuvendi padyshim se iu mbron interesat financiare ne dem te qytetarit andaj edhe sillen si kauboj” – ka thënë ai.


