Detaje nga rasti tragjik në Skenderaj: Babai e gjeti djalin të asfiksuar, pa shenja jete

Detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi dje rreth orës 09:55 në Llaushë, Skenderaj, ku një person dyshohet se humbi jetën si pasojë e zjarrit.
Sipas raportimeve, një burrë ka njoftuar autoritetet se e ka gjetur djalin e tij të asfiksuar dhe pa shenja jete. Ankuesi ka bërë të ditur se viktima kishte probleme të shëndetit mendor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Skenderaj 07.04.2026 – 08:27-09:55. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se është gjetur i asfiksuar pa shenja jete djali i tij (sipas ankuesit me të meta mendore). Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi mjekësor dhe konstatuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.



