PDK nuk merr pjesë as në seancën e orës 14:00

Partia Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se deputetët e saj nuk do të marrin pjesë as në vazhdimin e seancës për presidentin që nis nga ora 14:00.
Kështu deklaroi në një konferencë për media sekretarja Vlora Çitaku.
“Isha shumë e qartë. Nuk bëhemi pjesë e kësaj maskarade politike”, u shpreh Çitaku.


