Haxhiu-opozitës: Ejani në seancë, jo thirrje për tërheqje kandidatësh

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ftuar deputetët e opozitës që të vijnë në seancë për zgjedhjen e presidentit.
Ajo, madje ka thënë se opozita në vend që t’u bëj thirrje kandidatëve të tërhiqen nga kandidatura për president,
“Në vend që tu bëjnë thirrje kandidatëve të tërhiqen nga gara, i ftoj ata që të vijnë në këtë seancë”, ka shtuar Haxhiu duke iu referuar deklarimit të Vlora Çitakut të PDK-së e cila i ka bërë thirrje Feride Rushitit të tërhiqet nga kandidatura dhe të mos bëhet e pjesë siç ka thënë Çitaku lojërave të Kurtit.



