Ukaj i LDK-së me kërkesë për Abdixhikun: Fute Agim Veliun në listë për deputetë

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Xhavit Ukaj, i ka bërë thirrje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që për zgjedhjet e reja ta fusë në listën e kandidatëve për deputetë edhe Agim Veliun.

Duke ia rikujtuar Abdixhikin synimin e tij për bashkimin e të djathtës, ai ka kërkuar që fillimisht në listë të futet Agim Veliu e pastaj edhe të tjerët që janë laguar nga kjo parti.

“Khirrje/Kërkesë Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe Kryesisë Qendrore

I nderuar Kryetar, Ju bëjë thirrje që në procesin e bashkimit të së djathës në LDK ta keni parasysh fillimisht futjen në listë të Agim Veliut e pastaj të futen në listë të larguarit dhe të gjithë ata ose ato kandidate potenciale që dëshirojnë të na bashkangjiten. Faleminderit në mirkuptimin tuaj”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Artikuj të tjerë

Back to top button