IKD i drejtohet PZAP-së pas përdorimet të një fëmije të mitur në fushatë nga Vetëvendosje

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kundër Lëvizjes Vetëvendosje, për përfshirjen e një fëmije nën 15 vjeç në tubim zgjedhor në Vushtrri.
IKD kërkon që LVV-së t’i shqiptohet gjobë për shkelje të Rregullores Zgjedhore Nr. 07/2024.
“Kryetari i këtij subjekti politik, Albin Kurti, i jep hapësirë në skenë një vajze, e cila reciton poezi me mesazhe politike, duke pasur të veshur një bluzë me logo të Lëvizjes Vetëvendosje,” thuhet në ankesë.
IKD thekson se asnjë subjekt politik nuk mund të angazhojë persona nën 15 vjeç në fushatë zgjedhore.



