Arrestohen katër persona në Gjakovë, sekuestrohen drogë, armë dhe para të gatshme

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, ka realizuar sot, bastisje në shtëpitë dhe lokalet e disa personave të dyshuar në Gjakovë, në kuadër të hetimeve për trafikim me narkotik.

Gjatë bastisjeve, siç thotë policia, janë sekuestruar, rreth 293.96 gram kokainë, 124 gram heroinë, 13 gram marihuanë, 116 gram substancë e dyshuar narkotike e panjohur, një armë e shkurtër me dy fishekë, një pushkë ajrore pa numër serik, 90 fishekë të kalibrave të ndryshëm, para të gatshme në shumë prej 6,536.76 euro, 474 dollarë amerikanë dhe 60 franga zvicerane, si dhe pesë telefona celularë.

“Katër personat e dyshuar janë arrestuar dhe shoqëruar pranë zyrave të DHTN-së në Gjakovë për intervistim nën dyshimin për përfshirje në veprën penale, ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ndaj tyre ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48/h”, thuhet në komunikatën për media

Artikuj të tjerë

Back to top button