Nesër zgjedhjet, me çfarë dokumenti mund të votoni?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka rikujtuar qytetarët se për të marrë pjesë në procesin e votimit në Kosovë, duhet të posedojnë një dokument identifikimi të vlefshëm të lëshuar nga Republika e Kosovës.

Sipas njoftimit të KQZ-së, votuesit mund të identifikohen me një nga dokumentet e mëposhtme: letërnjoftim të vlefshëm, pasaportë të vlefshme ose leje vozitjeje të vlefshme.

Ky rikujtim vjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të mbahen nesër në Kosovë, me qëllim që procesi i votimit të zhvillohet pa pengesa dhe në përputhje me rregullat zgjedhore.

Artikuj të tjerë

Back to top button