Dy të arrestuar në Pejë për ndërhyrje në procesin zgjedhor

Dy persona janë arrestuar në Gorazhdec të Pejës, nën dyshimin për ndërhyrje në procesin zgjedhor. Lidhur me këtë zhvillim është deklaruar policia e rajonit të Pejës.

Zëdhënësi për rajonin e Pejës Fadil Gashi, ka thënë se janë zhvilluar dy bastisje në një lokacion.

“Ata janë sjellur për t’u intervistuar në stacionin policor të Pejës. Në bastisje kanë marrë pjesë njësitet relevante të policisë”, tha Gashi.

Artikuj të tjerë

Back to top button