Ankohet qytetari: KQZ m’i dërgoi prindërit 15km larg qendrës së vjetër të votimit

Një qytetar ka paraqitur një ankesë ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lidhur me ndryshimin e vendvotimit për prindërit e tij.

Ai tha se ata janë detyruar të shkojnë në një tjetër vendvotim, rreth 15 kilometra larg atij ku kanë qenë deri më tani.

“Prindërit e mi kanë votuar çdoherë në shkollën ‘Nexhmi Mustafa’ në Besi. Prindërit e mi sot janë detyruar të shkojnë 15 kilometra për të votuar. Ne në Fushë-Kosovë as kemi jetuar, as nuk kemi adresë, as faturë e asgjë. Nuk e kuptoj këtë veprim të KQZ-së”, deklaroi ai.

Ky qytetar tha se kjo situatë, babait të tij i ka shkaktuar nervozë dhe shqetësim të madh.

Ai thotë se nuk është çështja te shpenzimet, por çështja është te stresi i shkaktuar.

“KQZ-ja ka të drejtë me ta ndërru vendvotimin deri në 3 kilometra, jo më tepër. Nuk ka të drejtë me të dërgu 15 kilometra. Unë sot, në vendvotim ku shkuan prindërit me votu, desha të bëj ankesë, ata komisionerët më thanë s’kemi fletë për të bërë ankesë”, shtoi qytetari.

Derisa ai ka bashkangjitur edhe emailin të cilin i është drejtuar ankesa Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

E përgjigja e PZAP-së ishte:

“I nderuar! ​Ju njoftojmë se ankesa duhet të dorëzohet vetëm në mënyrë fizike në PZAP duke plotësuar formularin për parashtrimin e ankesës me të gjitha të dhënat të nevojshme, apo përmes postës, në adresë: Rr. „Migjeni”, Ndërtesa e ish bankës së Lubjanës, kati i parë, 10000 Prishtinë. Për më tepër rreth mënyrës dhe parashtrimit të ankesave referojuni rregullores së PZAP-it 01/2025 për procedurat e parashtrimit dhe vendosjes së ankesave”.

Artikuj të tjerë

Back to top button