Mbi 600 të burgosur ushtruan të drejtën për të votuar

Procesi i votimit për zgjedhjet nacionale është zhvilluar në të gjitha institucionet korrektuese në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në përputhje me procedurat ligjore dhe standardet e përcaktuara për realizimin e të drejtës së votës së personave të privuar nga liria.

Kështu tha zëdhënësi i ShKK-së, Florent Gashi, i cili shtoi se sipas të dhënave të Qendrës Operative të këtij institucioni, gjithsej 1,509 të burgosur kanë pasur të drejtë vote, ndërsa nga ky numër, kanë votuar 653 të burgosur.

Ai tha se ShKK, në koordinim me KQZ-në, ka ndërmarrë të gjitha masat organizative, operative dhe të sigurisë për të mundësuar zhvillimin e procesit zgjedhor në mënyrë të rregullt, transparente dhe të sigurt brenda institucioneve korrektuese.

“Procesi i votimit është zhvilluar pa incidente dhe pa pengesa, duke garantuar respektimin e të drejtave ligjore të të burgosurve që gëzojnë të drejtën e votës”, tha Gashi.

Artikuj të tjerë

Back to top button