
Një rast ngacmimi dyshohet se ka ndodhur brenda komunitetit të Shkollës Amerikane në Shkabaj të Obiliqit, ku policia ka arrestuar një punonjës të këtij institucioni. Rasti është raportuar më 8 qershor 2026 nga një punonjëse e shkollës, e cila ka njoftuar Policinë lidhur me dyshimet për ngacmim ndaj vajzës së mitur.
Njësitë relevante policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe kanë intervistuar viktimën e mitur, si dhe dëshmitaren që ka raportuar rastin.
I dyshuari është dërguar në Qendrën e Ndalimit, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Ngacmim seksual”. Hetimet janë në zhvillim dhe pritet të sqarohen të gjitha rrethanat e ngjarjes.



