Numërohen 55% e votave: Këta janë kandidatët më të votuar në LVV, PDK, LDK dhe AAK

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Të dhënave të publikuara në platformën zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 08:20 kanë treguar janë numëruar 55 për qind e vendvotimeve.
Sipas këtyre të dhënave, deri me tani janë numëruar 2,498 vendvotime sa janë në total, janë procesuar 1,378 prej tyre.
Nga këto rezultate 10 më të votuarit në VV janë Albin Kurti me 130,818 vota, Glauk Konjufca me 102,908 vota, Albulena Haxhiu me 59,591 vota, Hekuran Murati me 51,738 vota, Donika Gërvalla- Schëarz me 48,061 vota, Xhelal Sveçla me 39,046 vota, Avni Dehari me 35,582 vota, Mimoza Kusari-Lila me 33,403 vota, Hajrulla Çeku me 32,995 vota dhe Ejup Maqedonci me 29,330 vota.

10 më të votuarit në PDK, sipas këtyre rezultateve, janë Bedri Hamza me 64,092 vota, Përparim Gruda me 39,993 vota, Arian Tahiri me 34,886 vota, Uran Ismaili me 31,531 vota, Vlora Çitaku me 21,757 vota, Sala Jashari me 21,667 vota, Ganimete Musliu me 16,793 vota, Arben Mustafa me 15,416 vota, Eenver Hoxhaj me 14,866 vota dhe Mergim Lushtaku me 14,758 vota.

Në bazë të këtyre rezultateve 10 më të votuarit në LDK janë Vjosa Osmani-Sadriu me 42,525 vota, Lumir Abdixhiku me 38,502 vota, Doarsa Kica-Xhelili me 30,033 vota, Hykmete Bajrami me 23,780 vota, Avdullah Hoti 21,761 vota, Ukë Rugova me 18,238 vota, Kujtim Shala me 17,887 vota, Anton Quni me 14,360 vota, Armend Zemaj me 13,055 vota dhe Lutfi Haziri 13,040 vota.

Kurse në AAK 10 më të votuarit janë Ardian Gjini me 21,843 vota, Ramush Haradinaj me 19,587 vota, Daut Haradinaj me 14,947 vota, Besnik Tahiri me 13,062 vota, Bekë Berisha me 10,623 vota, Burim Ramadani me 9,744 vota, Time Kadrijaj me 9,319 vota, Agim Çeku me 8,347 vota, Arber Tolaj me 7,715 vota, dhe lbana Bytyqi ne 5,434 vota.




