Kontrolle masive në Portin e Durrësit, policia sekuestron kokainë e diamante

Policia e Shqipërisë ka kryer kontrolle masive të makinave që kanë ardhur nga Italia, duke zbarkuar në Portin e Durrësit.

Gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur sasi të lëndëve narkotike të dyshuar si kokainë, katër gurë të çmuar të dyshuar si diamante, si dhe një aparaturë elektronike për detektimin e metaleve të çmuara.

Nga kontrollet në një automjet të mbërritur me tragetin e linjës Ankona–Durrës, është konstatuar një valixhe që përmbante aparaturën detektuese dhe disa aksesorë të montueshëm.

Gjithashtu, ka pasur edhe kontrolle fizike të udhëtarëve, me ç’rast te një person që udhëtonte me një tjetër automjet të ardhur nga Italia, i janë jetën katër paketime transparente që përmbanin gurë të ngjashëm me diamantet.

Rastet i janë i referuar strukturave kompetente për veprime të mëtejshme procedurale dhe hetimore

Artikuj të tjerë

Back to top button