I riu nga Podujeva raporton se në Hungari i’u thye vetura nga hajnat

Një rast i paprecedentë i ka ndodhur një shtetasi të Kosovës, në Hungari. Viktima D.R. ka raportuar se, derisa ishte duke pushuar në veturën e tij në një segment të autostradës M5, disa hajna i hapen veturën dhe i morën gjërat që posedonte.
Viktima ka bërë me dije se ishte ndalur në zonën e posaçme për pushim në autostradë për të bërë një gjumë të shkurtër, teksa hajduti i hapi derën e veturës, nga ku i mori çantën e dorës me afro 8 mijë euro, letërnjoftimin, pasaportën dhe kartelat bankare.
Duke u ndjerë i vjedhur, D.R. njoftoi organet diplomatike të Kosovës, në Hungari, bashkë me policinë hungareze.
“Policia hungareze më është përgjigjur menjëherë dhe për këtë i falënderoj. E falënderoj edhe Ambasadën e Kosovës në Budapest, që më është përgjigjur për dokumentin e udhëtimit. Ambasada e Kosovës m’i ka rregulluar dokumentet që unë të kthehem në Kosovë. Policinë e kam lajmëruar, më kanë dhënë dosjen e rastit. Menjëherë kur erdhën, i morën shenjat e gishtërinjve që kanë prekur derën, si dhe pamjet nga kamerat e sigurisë” deklaroi viktima shtetas i Kosoves nga Podujeva.
Ai bën apel që, të gjithë që marrin rrugë nëpërmjet këtij segmenti dhe ndalën për të pushuar, të kenë kujdes të shtuar



