Gjuajtje me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 22:00 në një lokal në Lipjan.
Si pasojë e këtyre të shtënave një person ka mbetur i plagosur.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku u bë e ditur se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 22:00 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në një lokal në Lipjan. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar për një person të plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje.”, thuhet në njoftim.



