Kosova sot feston 27-vjtorin e çlirimit

Kosova sot feston 27-vjetorin e çlirimit. 12 Qershori shënon një nga datat më të rëndësishme në historinë më të re të Kosovës.
Kjo pasi me këtë datë hyjnë forcat e NATO-s në Kosovë pas përfundimit të fushatës ajrore 78-ditore kundër caqeve serbe.
Në këtë mënyrë u hap rruga e tërheqjes së forcave serbe nga territori i Kosovës.
Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit, institucionet e Kosovës kanë organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore.
Agjenda e përbashkët e Qeverisë në detyrë dhe Presidencës nis në orën 09:00 me homazhe në Kompleksin Memorial “Kompleksi Memorial Adem Jashari” në Prekaz.



