Skenderaj njofton ceremoninë e varrimit të komandantit të UÇK-së, Sahit Jashari

Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se ceremonia e varrimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari, do të organizohet nën përkujdesjen e kryetarit të komunës, Sami Lushtaku.
Sipas njoftimit në Facebook, aktivitetet për nder të të ndjerit do të zhvillohen më 12 dhe 13-14 qershor 2026, në disa lokacione në Skenderaj dhe Prekaz.
Homazhet pranë arkivolit do të mbahen më 12 qershor nga ora 11:30 deri në 14:00 në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj. Më pas, në ora 14:00 do të mbahet mbledhja komemorative në të njëjtin vend.
Varrimi i të ndjerit është planifikuar për në ora 16:00 në varrezat e lagjes Jashari në Prekaz.
Ndërkohë, e pamja e familjes Jashari do të mbahet më 13 dhe 14 qershor, nga ora 08:00 deri në 16:00, po ashtu në palestrën “Ilaz Kodra”.
“Në këto momente të vështira, në emër të qytetarëve të Skenderajt, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Jashari, miqve, bashkëluftëtarëve, dashmirëve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur jetën dhe veprën e të ndjerit Sahit Jashari”, shkroi Komuna e Skenderajt.



