Facebook bie nga sistemi, i paqasshëm edhe në Kosovë

Platforma Facebook ka rënë nga sistemi në një pjesë të madhe të Evropës dhe ka qenë i paqasshëm edhe në Kosovë.
Facebook është jashtë funksionit në aplikacion dhe uebfaqe.
Ky problem ka ndikuar edhe te Messengeri.
Përdoruesit kanë mundur të shohin njoftimin: Diçka shkoi keq, duke paralajmëruar se Meta është duke punuar për rregullimin e problemit.
Aplikacionet tjera si Instagram dhe WhatsApp janë duke funksionuar.



