Policia arreston në Podujevë 28-vjeçarin që ishte i dënuar me burg për grabitje

Sot në Podujevë u arrestua një 28-vjeçar, i dënuar për veprën penale “Grabitje”. Burimet tona pohojnë se policia në Podujevë ndërmori planin operativ për arrestimin e të dyshuarit A.M, i cili prej kohësh ishte i dënuar me burim.

Pas realizimit të urdhëresës, njësiti policor u përkujdes që A.M, të dërgohet për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej 1 viti e 50 ditësh, raporton TandemPress.

I njëjti, nën masa sigurie, u bart nga Podujeva në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Artikuj të tjerë

Back to top button