Kosova, renditet si një nga vendet me financimin më të dobët të shëndetit publik

Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove të shërbimeve spitalore mbeten një sfidë e përbashkët për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Të dhënat më të fundit të publikuara nga Eurostat për vitin 2024 tregojnë sa shpenzohet realisht për banor për shërbimet e kujdesit për pacientët e shtruar (shërbimet spitalore) në të gjithë rajonin tonë.Sipas statistikave zyrtare, shpërndarja e këtyre shpenzimeve ndryshon ndjeshëm nga njëri vend në tjetrin.
Në krye të renditjes rajonale pozicionohet Shqipëria e cila shpenzon për të shtruarit në spital 135 euro për banor. Pas saj renditet Bosnjë dhe Hercegovina me 111 euro për frymë, e ndjekur nga Serbia me 92 euro dhe Mali i Zi me 79 euro. Në fund të kësaj liste për vitin 2024 gjendet Maqedonia e Veriut, e cila raporton vlerën më të ulët me vetëm 42 euro për banor.
Të dhëna përfaqësojnë shpenzimet totale, që do të thotë se ato përfshijnë si fondet publike si, buxhetin e shtetit dhe sigurimet, ashtu edhe paratë që qytetarët paguajnë direkt nga xhepi i tyre për shërbimet spitalore.Në vendet ku shteti mbulon më pak kosto, qytetarët shpenzojnë më shumë privatisht, gjë që rrit automatikisht vlerën totale të raportuar për frymë.
Ky është rasti i Shqipërisë e cila ka shpenzimet publike për shëndetësinë në nivelet më të ulëta Rajonale, por nga ana tjetër shpenzimet për banor janë shumë të larta për shkak të pagesave direkte nga xhepi.


