Rrahje mes dy vëllezërve për një pronë në Obiliq, përfundojnë në pranga
Dy vëllezër janë arrestuar në Obiliq pasi u përleshën fizikisht mes vete pas një mosmarrëveshjeje rreth një prone.
Sipas Policisë së Kosovës, njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një shufër metalike, e cila dyshohet se është përdorur gjatë rrahjes.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
“Obiliq,27.06.2026-19:30. Janë arrestuar dy te dyshuar m/k –vëllezër në mes vete pasi që pas një mosmarrëveshje rreth një prone, te dyshuarit janë përleshur edhe fizikisht mes vete. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupor te cilit i është dhënë ndihma mjekësore. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike qe dyshohet se është përdorur gjatë rrahjes. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuari janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në njoftim.



