Ferizaj: Një 71 vjeçarje i jep fund jetës duke u hedhur në bunar, raportohet se më përpara kishte probleme të shëndetit mendor

Nje ngjarje e rëndë u raportua mesditen e së martës në Fshatin Koshare të Komunes së Ferizajit.
Qendra për Punë Operative dhe Forenzika pas marrjes së informatës kanë dal në vendin e ngjarjes, ku sipas informatave familjarët e viktimes kishin tentuar nxjerrjen e gruas nga bunari, gjë që nuk rezultoi me sukses.
Ndërkaq për rastin ishte informuar dhe Ekipa e Emergjencës, ku kishte konstatuar vdekjen e saj në vend të ngjarjes, ndërkaq rasti është cilësuar si “Hetim i Vdekjes” me vendim të prokurorit kujdestar.
Familjarët e viktimës, kanë shprehur se tashmë e ndjera kishte më shumë se dy vite që po përballej me probleme të shëndetit mendor, ku më perpara kishte marrë dhe trajtim mjekësor psikiatrik.



