Qeveria në detyrë miraton krijimin e “Fondit të Konfiskimit” për të hyrat nga pasuria e konfiskuar

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar vendimin për autorizimin e Ministrisë së Financave që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e llogarisë së dedikuar, në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit (LlVTH) me emërtimin “Fondi i Konfiskimit”.
Sipas tyre, llogaria e dedikuar do të shërbejë vetëm për pranimin dhe evidentimin e të hyrave nga konfiskimi i pasurisë me vendim të formës së prerë.Në mbledhjen elektronike, Qeveria në detyrë ka miratuar edhe Raportin e Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike, në Subjektet e Sektorit Publik, për vitin 2025.
Mbi 12 milionë euro ishte vlera e pasurisë së konfiskuar, ngrirë dhe sekuestruar gjatë katër viteve të fundit, të administruar nga Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara.



