Kajtazi: Ardhja e Albin Kurtit në pushtet është fatkeqësi kombëtare

Votat e Vetëvendosjes ishin temë e diskutimit me panelistët në emisionin Rubikon në Klan Kosova.
Opinionisti Vehbi Kajtazi, ka deklaruar se ardhja në pushtet e Albin Kurtit, është fatkeqësi kombëtare.
“Rritja e tij ka qenë graduale. Ka qenë rritje e një lideri të mbrapshtë, të keq, të një fatkeqësie që po i vinte Kosovës. Për mua fatkeqësi kombëtare është rritja e Kurtit dhe ardhja e tij në pushtet. Fatkeqësia më e madhe që i ka ndodhur këtij vendi”, u shpreh Kajtazi në Klan Kosova.



