Ekspozuan armë në rrjete sociale, intervistohen dy të dyshuar në Skenderaj

Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri gjatë një aksioni të realizuar në Skenderaj, pas informacioneve se një person kishte ekspozuar armë në rrjetet sociale.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë pasdites së 1 korrikut 2026, njësitë policore pas pranimit të informatave dhe sigurimit të provave kanë kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.



