Të shtëna me armë në Podujevë, dyshohet për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qendër të Podujevës.
Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e TandemPress shihet një person i shtrirë në tokë, ndërsa dyshohet se nga ky rast ka persona të plagosur.
TandemPress ka kontaktuar Policinë, por deri më tani nuk ka marrë një konfirmim zyrtar lidhur me ngjarjen.



