Kapet nga policia një person në Gjakovë, fshehu drogën brenda pakos së cigareve

Një 22-vjeçar është arrestuar nga hetuesit e antidrogës në Gjakovë, pasi gjatë kontrollit pasi iu gjet kokainë e fshehur brenda një pakoje cigaresh

I dyshuari u ndalua mbrëmjen e së enjtes në rrugën “Mbretëresha Teuta”.

Gjatë kontrollit, hetuesit e Njësisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) gjetën në një pako cigaresh një qese të vogël najloni me 0.34 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Substanca u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa i dyshuari u shoqërua në zyrat e DHTN-së në Gjakovë për intervistim.

Ndërsa rasti është inicuar për vepren penale “Posedim shitje e substancave nartotike psikotrope dhe analoge”, dhe po hetohet nga policia.

Artikuj të tjerë

Back to top button