Rast i vjedhjes së pyllit në Kaçanik, Policia kap të dyshuarin duke prerë drutë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në rajonin e Kaçanikut është trajtuar një rast i vjedhjes së pyllit, ku njësitet policore të Kaçanikut kanë hasur një automjet pikap me targa vendore, dhe se një i dyshuar ishte duke prerë dru me moto-sharrë dhe duke i përgatitur për transport.

Policia shton se, me urdhër të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Vjedhje e pyllit”, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, dhe se, automjeti është liruar, ndërsa motosharra është konfiskuar.


Njoftimi:
Mbrojtja e pyjeve 2026 në Kaçanik
Gjatë realizimit të aktiviteteve operative në terren për mbrojtjen e pyjeve, në rajonin e Kaçanikut është trajtuar një rast i vjedhjes së pyllit. Njësitet policore të Kaçanikut kanë hasur një automjet pikap me targa vendore, ku i dyshuari ishte duke prerë dru me motosharre dhe duke i përgatitur për transport.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Vjedhje e pyllit”, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Automjeti është liruar, ndërsa motosharra është konfiskuar.
Gjatë veprimeve në vendngjarje janë identifikuar edhe dy pikap tjerë me targa vendore, ku drejtuesit posedonin motosharra. Automjetet janë liruar, ndërsa motosharrat janë konfiskuar.
Ndaj drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar tiketa kundërvajtëse për drejtim të automjetit me regjistrim të skaduar.

Artikuj të tjerë

Back to top button