KEDS gjobitet me 65 mijë euro për njehsorë me verifikim të skaduar

Operatori për shpërndarjen e energjisë elektrike, KEDS, është gjobitur me 65 mijë euro nga institucionet përgjegjëse, pas kontrolleve ndaj njehsorëve elektrikë në disa zona të Kosovës.

Për këto shkelje, KEDS-it i janë shqiptuar 13 gjoba administrative, me vlerë totale prej 65 mijë eurosh.
Sipas MINTI-t, kontrollet do të vazhdojnë edhe më tej, me qëllim garantimin e matjes së saktë të konsumit të energjisë…
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo dyshim apo dëshmi lidhur me funksionimin e njehsorëve elektrikë.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka njoftuar se përmes Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës dhe Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut janë evidentuar 13 njehsorë elektrikë që ishin në përdorim me afat të skaduar të verifikimit metrologjik.

Për këto shkelje, KEDS-it i janë shqiptuar 13 gjoba administrative, me vlerë totale prej 65 mijë eurosh.

Sipas MINTI-t, kontrollet do të vazhdojnë edhe më tej, me qëllim garantimin e matjes së saktë të konsumit të energjisë elektrike dhe respektimin e standardeve ligjore.

Artikuj të tjerë

Back to top button