Tërmet në Itali, qytetarët dalin në rrugë nga frika

Një tërmet me magnitudë 4.1 u regjistrua në Itali pak pas mesnatës me epiqendër në Pizzone, një komunë në provincën e Isernias në kufirin me Abruco dhe Lazio.

Tërmeti, i cili zgjati disa sekonda, u ndje në të gjithë zonën e Isernias dhe gjithashtu në provincat e Chieti, L’Aquila dhe Caserta. Shumë njerëz dolën në rrugë nga frika, shkruan Ansa, transmetom TandemPress.

Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale apo të lënduar.

Artikuj të tjerë

Back to top button