Tre të arrestuar në Deçan pas bastisjes për bixhoz, sekuestrohen armë, brisqe dhe çipa të pokerit

Policia ka bastisur një lokal në Deçan, nën dyshimin se aty po zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit në lokal janë gjetur dhe sekuestruar një kuti me çipa të lojërave të pokerit, një armë automatike, dhjetë fishekë, si dhe një çantë dore me një brisk dhe një faturë.

“Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia.

Artikuj të tjerë

Back to top button