Faton Peci ndan 1.645€ para për një derë automatike në hyrje të kabinetit

Komuna e Mitrovicës ka dhënë kontratë në vlerë prej 1,645 eurosh për furnizimin dhe montimin e një dere automatike në hyrje të kabinetit të kryetarit.

Sipas njoftimit zyrtar për dhënie të kontratës, procedura e prokurimit është zhvilluar përmes çmimit të kuotimit, ndërsa kriteri për dhënien e kontratës ka qenë çmimi më i ulët, shkruan IndeksOnline.

Vlera e parashikuar fillimisht për këtë kontratë ishte 1,800 euro, ndërsa kontrata i është dhënë kompanisë “BEHARI” SH.P.K. për shumën prej 1,645 eurosh.

Në këtë procedurë kanë qenë të pranuar dy tenderë, ndërsa kontrata është dhënë më 5 gusht 2026. Nënshkrimi i saj ishte planifikuar për 11 gusht 2026.

Sipas dokumentit, kontrata nuk parashihet të nënkontraktohet.

Artikuj të tjerë

Back to top button