Mbi 14 milionë euro ndara, ekzekutimi për subvencionimin e teksteve shkollore nis nga java e ardhshme

Qeveria e Kosovës i ka ndarë mbi 14 milionë euro për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore për vitin 2026.Këtë e ka konfirmuar Anita Kadriu, drejtoresha e Departamentit të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit.Sipas Kadriut, ekzekutimi i mjeteve të subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore do të ndodhë gjatë javës së ardhshme, pra duke filluar nga data 17.08.2026.

Bazuar në Ligjin Nr. 10/L-001, për Ministrinë e Arsimit në vitin 2026 në kategorinë Zhvillimi i Planprogramit janë të dedikuara 14 milionë e 115 mijë e 389 euro. Kurse, në kategorinë subvencione dhe transfere janë të dedikuara gjithsej 25 milionë e 305 mijë e 360 euro.

Siç e ka konfirmuar Kadriu, 176 mijë e 62 aplikime kanë qenë deri në ora 11:00, të martën, më 11.08.2026.Kadriu ka deklaruar se “sot [11.08.2026] në mëngjes ka filluar verifikimi i aplikimeve [për subvencionim të blerjes së teksteve shkollore] që deri tani janë ngarkuar në sistem.

Ajo tha se synojnë që këtë vit nxënësit të pajisen me të gjitha tekstet shkollore dhe mësimi të fillojë më 01.09.2026.

Theksojmë se: Ky është viti i katërt që Ministria e Arsimit e aplikon metodën e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, që nga viti shkollor 2023/2024.

Metoda kjo që kishte nisur në kohën e ish-ministres Arbërie Nagavci, kurse këtë vit në vend të saj është ministri në detyrë, Hajrulla Çeku.

Artikuj të tjerë

Back to top button