Vdekje e dyshimtë në Han të Elezit, një person gjendet në lumin Lepenc

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në zonën e fshatit Dërmjak të Hanit të Elezit, ku një djalë është gjetur pa shenja jete në lumin Lepenc.

Rasti po trajtohet si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta që kanë çuar te ngjarja. Të njëjtat burime thonë se personi në fjalë është i moshës së re

Në vendin e ngjarjes pritet të dalin njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, ndërsa detajet rreth identitetit të viktimës dhe shkakut të vdekjes pritet të bëhen të ditura pas hetimeve.

Artikuj të tjerë

Back to top button