Alarm nga KRU “Prishtina”: Banorët e Miradisë së Ulët të mos e përdorin ujin për pije

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar banorët e fshatit Miradi e Ulët që të mos e përdorin ujin e rrjetit as për pije dhe as për përgatitjen e ushqimit.

Kompania ka bërë të ditur se masa do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe konfirmimin.

Banorëve u është bërë thirrje që deri atëherë të mos e përdorin ujin për qëllimet e lartpërmendura.

Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, përkeqësimi i cilësisë së ujit është vërejtur gjatë punimeve për sanimin e një gypi të ujësjellësit në këtë fshat.

Banorëve u është bërë thirrje që deri atëherë të mos e përdorin ujin për qëllimet e lartpërmendura.

Artikuj të tjerë

Back to top button