Albin Kurti e quan mik Lumir Abdixhikun: Është dashur ta pranojë ofertën time për bashkëqeverisje, se s’i kam premtuar pak

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit në vend, kryesisht themelimin e institucioneve si dhe qëndrimet e fundit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, me të cilën ishte në bashkëbisedim për çështjen e lartëcekur, raporton TandemPress.

Sipas pikëpamjes së tij, Kurti thotë se Abdixhiku, të cilin ndër tjera e quajti edhe mik, është dashur të futet në bashkëqeverisje me marrëveshjen që ky ia ofroi, pasi riceku se përkundër rezultatit, marrëveshja ishte e bollshme.

“E ndjeka mbrëmë qëndimin e deklaratën publike të mikut tim, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili tha se LDK do të qëndrojë në opozitë. Unë besoj që LDK është dashur të vij në bashkëqeverisje, ta kemi një marrëveshje politike. Nuk është e thënë të jetë identike me rezultatin e zgjedhjeve, por deformim i rezultatit nuk mund të jetë. Oferta për LDK-në nuk është pak”, tha ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button