Aksident trafiku në Krushë të Madhe, dy vetura përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Prizren.

Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, në aksident ishin të përfshira dy vetura.

Aksidenti ka ndodhur në Krushë të Madhe, kurse nuk dihet nëse ka të lënduar.

Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë informacion zyrtar lidhur me rastin.

Artikuj të tjerë

Back to top button