
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Prizren.
Sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Klankosova.tv, në aksident ishin të përfshira dy vetura.
Aksidenti ka ndodhur në Krushë të Madhe, kurse nuk dihet nëse ka të lënduar.
Klankosova.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë informacion zyrtar lidhur me rastin.



