
Policia e Kosovës ka arrestuar sot Beki Sylejmanin, të dyshuarin për kanosjen e ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
I dyshuari kishte shkruar në Facebook: “Mas more se ajo qe e shet venin pak është plumbi për të rrnoft Albini me popullin”, kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj ish-presidentes.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari i rastit është arrestuar sot dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë/ 15.06.2026-14:00. Me 14.08.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ai përmes rrjetit social kishte kanosur ankuesen femër kosovare. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.



