
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar ndalimin e punimeve në 9 gurthyes, të cilët ishin ilegale.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli pohon se 7 gurthyes ishin në Suharekë e dy në Skenderaj.
“Ky aksion vjen pas analizës së dosjeve të mbi 200 gurthyesve. Aksionet do të vazhdojnë në terren dhe çdo subjekt që kapet duke vepruar jashtë ligjit do të përballet me masa” shkroi ajo.
Ky është njoftimi i plotë i saj:
Ndalen punimet në 9 gurthyes ilegalë!
Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërhyrë ndaj 9 gurthyesve që vepronin në kundërshtim me ligjin, pa dokumentacionin e nevojshëm për ushtrimin e veprimtarisë.
7 gurthyes në Suharekë, ndërsa 2 në Skenderaj.
Ky aksion vjen pas analizës së dosjeve të mbi 200 gurthyesve. Aksionet do të vazhdojnë në terren dhe çdo subjekt që kapet duke vepruar jashtë ligjit do të përballet me masa.
Nuk do të ketë tolerim për subjektet që operojnë pa lejet dhe dokumentacionin përkatës dhe cenojnë mjedisin.


