Vdekja e dy të rinjve në një vilë në Pejë me 30 dhjetor 2025: Prokuroria del me raport të ekspertizës, vdekja ishte aksidentale, u shkaktua nga gazrat e lëshuara nga automjeti i ndezur në garazhë

Një ngjarje e rëndë që tronditi opinionin publik u raportua në dhjetor të vitit të kaluar, ku përveç aludimeve rreth rastit dhe shkakun e vdekjes pas shumë muajsh u zbulua arsyja e vdekjes së dy personave që u gjeten të vdekur brenda një dhome të një vile në Pejë.

Edon Lajqi dhe Makfirete Bytyçi ishin dy viktimat e datës 30 dhjetor ku të dy ishin futur në një vilë në rrugën e “KFORIT” në Pejë me datën 29 dhjetor dhe prej asaj dite nuk ishin dal më nga aty.

Fillimisht ky rast u konstatua nga Prokuroria e Pejës si “vdekje e dyshimtë”, ndërkaq hetimet intensive vazhuan për gjatë gjithë vitit.

Rreth tetë muaj pas rastit tragjik familjarët e viktimave, kanë pranuar një raport nga Prokuroria ku përfundimisht zbulohet shkaku i vdekjes si pasojë
e veturës së ndezur në garazhë ku raporti thotë se: “Lirimi i gazrave të veturës” mbetet shkaktari kryesor i vdekjes së dy të rinjve.// shkruan TandemPress.

Në raport citohet se nga pamjet e sekuestruara nga kamerat e sigurisë në vendin e ngjarjes nuk është konstatuar asnjë person i tretë i dyshimtë që mund të ishte përfshirë në rast, pra hudhet poshtë pista e ndonjë vrasje.

Gjithashtu në raport përmendet se nuk ka të bëjë as pista e ndonjë vetëvrasjeje, pra përfundimisht citohet se vdekja ka qenë “aksidentale”.

Ndërkaq dhe nga analizat toksikologjike nuk është konstatuar marrja e ndonjë ilaçi apo përdorimi i ndonjë substance të dyshuar.

Sqarim: Familjarët e viktimave të cilët ka pranuar raportin mjekësor nga “Prokuroria e Pejës” kanë qenë dakord që ky informacion të ndahet për publikun për sqarim të rrethanave të këtij rastit tragjik.

Si u raportua ngjarja tragjike dhe cilat ishin informacionet fillestare të datës 30 dhjetor 2025?

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se viktimat nuk kanë pasur shenja të dhunës, duke shtuar se në vendngjarje nuk është gjetur ndonjë armë zjarri. 

Për rastin, Policia u njoftua rreth orës 15:10, tha zëdhënësi i këtij institucioni në Pejë, Fadil Gashi.

“Rreth orës 15:10 policia është informuar se në rrugën e KFOR-it se dyshohet se dy persona në një vilë janë pa shenja jete. Policia dhe ekipi i emergjencës ka dal në vendin e ngjarjes, ku vdekja e dy personave është konstatuar nga mjeku kujdestar. Viktimat janë njëri i gjinisë mashkullore dhe tjetra e gjinisë femërore”, u shpreh ai.

Ndërkaq, Nikçi nga Prokuroria Themelore në Pejë tha se në vendngjarje doli prokurorja për krime të rënda dhe kryeprokurori, ndërkaq viktimave do t’iu bëhet autopsia, me qëllim që të përcaktohen shkaqet e vdekjes.

“Lidhur me këtë çështje janë siguruar prova në vendin e ngjarjes të cilat do të shërbejnë për veprimet e mëtejme. Janë identifikuar dëshmitarët, të cilët mund të intervistohen për të kuptuar më shumë informata rreth ngjarjes”, u shpreh ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button